Të bësh biznes në Evropën Juglindore, 2008
Të bësh Biznes në Evropën Juglindore 2008 krahason rregulloret ndër ekonomitë e shtatë vendeve (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë , Ish Republika Yugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, dhe Serbi) në katër fusha të rëndësishme: fillimi i një biznesi, marrja e lejeve te ndërtimit, regjistrimi i pronës dhe zbatimi i kontratave. Studimi paraqet të dhëna krahasuese për 22 qytete të cilat mund të nxisin reforma në nivel kombëtar e lokal dhe po ashtu i japin një shtytje reformave aktuale në rajon. Raporti tregon se ndryshimet në rregulloret dhe praktikat në nivel lokal ose në zbatimin e rregulloreve në nivel kombëtar mund të përmirësojnë ose tkurrin aktivitetin e biznesit lokal. Në përgjithësi, Bitola (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) është qyteti ku mund të kryesh biznes më me lehtësi (shiko Tabelën 1). Raporti sugjeron se qytetet në Evropën Juglindore mund të mësojnë nga njeri-tjetri dhe adaptojnë praktikat e mira për përmirësimin e shpejtë të konkurrencës, të cilat fuksionojnë në rajon. Nëse një qytet përshtat praktikat më të mira ekzistuese në Evropën Juglindore (shiko Tabelën 2), do të renditej i 9ti ndër ekonomitë e 178 vendeve të studiuara nga ‘Të Bësh Biznes”. Kjo renditje është e ngjashme me Irlandën dhe Kanadanë.
Gjetjet Kryesore:
- Për fillimin e një biznesi, rajoni ka një sërë praktikash të mira. Rregjistrimi i biznesit në mënyrë të shpejtë e të thjeshtë në Vlorë (Shqipëri) është i krahasueshëm me 25 vendet me performancë më të mirë në botë në këtë tregues. Por, këto praktika nuk janë konstante në rajon. Koha e nevojshme për regjistrimin e një biznesi varion nga 7 ditë në Vlorë e Shkodër (Shqipëri) deri në 61 ditë në Mostar (Bosnjë dhe Hercegovinë). Ndryshimet në kosto janë edhe më të theksuara, nga 3.9 % e të ardhurave për frymë në Bitola (IRJ e Maqedonisë) deri në 79.4% në Prizren (Kosovë).
- Lejet e ndërtimit janë të kushtueshme në Evropën Juglindore, mesatarisht 1427% e të ardhurave për frymë – më lartë se shumica e rajoneve të botës dhe shumë vendeve të sapo antarësuara në BE. Kërkesat në nivel lokal janë faktori kryesor i ndryshimeve në lidhje me procedurat për marrjen e autorizimeve përkatëse në fushën e ndërtimit. Më lehtë është në Osijek, me 13 procedura dhe më e vështirë në Zagreb, me 24 procedura, të dyja këto qytete në Kroaci.
- Pavarësisht një kuadri rregullator të ngjashëm për regjistrimin e pronës në rajon, koha, kosto dhe numri i procedurave varion në sajë të praktikave administrative dhe taksave (shiko Tabelën 3). Njerëzit nga shtatë ekonomitë e studiuara në këtë raport shpenzojnë katër herë më shumë kohë se Sllovenët apo Bullgarët dhe paguajnë gjashtë herë më shumë se sipërmarrësit në Poloni për transferimin e një titulli pronësie. Kosova është vendi më i lirë në lidhje me koston e regjistrimit të pronës – 0.8% e vlerës së pronës në Prizren dhe 0.9% në Prishtinë. Kjo në sajë të një tarife fikse të taksës së transaksionit të pronës.
- Rajoni shquhet për procese të gjata të zbatimit të kontratave. Vonesat janë në sajë të çështjeve të prapambetura dhe një numri të pamjaftueshëm gjykatësish. Por qytetet nuk kanë nevojë për të parë përtej rajonit për praktikat më të mira. Qyteti më efiçent është Zrenjanin (Serbi); me 300 ditë, procesi është i njëjtë me atë në Shtetet e Bashkuara dhe më i shpejtë se ai në Danimarkë.
|
|
|
* Sipas rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të OKB, Kosova administrohet nga Misioni i Perkohshem i Kombeve të Bashkuara ne Kosove (UNMIK).



Të Bësh Biznes në Evropën Juglindore (